Ish-lojtari i Kombëtares e mbyll me skuadrën zvicerane, gati të nisë aventurën si trajner

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 1, 2021 | 10:40

Ish-lojtari i Kombëtares e mbyll me skuadrën zvicerane, gati të nisë aventurën si trajner

Burim Kukeli është duke zhvilluar etapën e fundit të karrierës së tij, teksa së fundmi ka mbyllur edhe aventurën me skuadrën e Kriens në Kategorinë e Dytë zvicerane.

auto_kukeli1587038130

Ka qenë vetë Kriens që ka njoftuan mbylljen e bashkëpunimit me mesfushorin 37-vjeçar. Ish-lojtari i Kombëtares ishte pjesë e skuadrës zvicerane për dy sezone, ku zhvilloi 47 ndeshje dhe ishte një nga lojtarët kryesorë të ekipit.

Ky mund të ketë qenë edhe sezoni i fundit si futbollist për Kukelin, pasi kujtojmë se prej kohësh ka nisur kursin e trajnerit dhe në një të ardhme të afërt pritet ta shikojmë në stolin e ndonjë skuadre.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"