Ish-lojtari i Juventusit dhe Milanit këshillon talentin italian: Shko menjëherë te bardhezinjtë!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 26, 2020 | 12:26

Ish-lojtari i Juventusit dhe Milanit këshillon talentin italian: Shko menjëherë te bardhezinjtë!

Sandro Tonali është një lojtar që nga shumë njerëz shihet si e ardhmja e Italisë, pasi po shkëlqen këtë sezon.tonali.brescia.2019.20.750x450

Mesfushori është  një nga lojtarët më të mirë te Bresha, duke bërë që në drejtim të tij të vijnë interesime nga skuadra të mëdha.

Një nga këto skuadra është Juventusi, me bardhezinjtë që e ndjekin talentin italian prej kohësh. Një propozim për të kaluar te bardhezinjtë, Tonali e ka marrë edhe nga Alesandro Matri.

Ky i fundit i ka sugjeruar 19-vjeçarit të kalojë te “Zonja e Vjetër”: “Kalimi i Tonalit te Juve? Unë do i thoja atij që të shkojë menjëherë dhe të mos mendohet aspak për këtë.Matri

Unë kam qenë vetë pjesë e Juves dhe për këtë arsye këshilloj të shkojë edhe Tonali aty.”, u shpreh Matri.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"