Ish-lojtari i Junajtid tregon takimin e parë me trajnerin: Më goditi me grusht

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 30, 2020 | 14:49

Ish-lojtari i Junajtid tregon takimin e parë me trajnerin: Më goditi me grusht

Rajan Gigs ka zbuluar se ai është goditur në grusht në stomak nga Luis Van Gal në takimin e tyre të parë. Ish-mesfushori i Mançester Junajtid, në atë kohë asistent, tha gjatë një interviste për Xhemi Karragerin se ky ishte prezantimi me trajnerin e ri në “Old Trafford” në vitin 2014. Uellsiani i cili mësoi se holandezi do të zëvendësonte Dejvid Mojesin pas shkarkimit, u takua me Van Galin në hotel. “Ai ishte ndryshe. Ai ishte shumë dominues”, tregon legjenda e “Djajve”.


236A153500000578-0-image-139_1416880664823

“Herën e parë që e takova më goditi me grusht në stomak. Shkova ta takoj dhe kishim një listë me lojtarët që mendonim se ishin të mirë dhe të tjerët që nuk ishin edhe aq të mirë. Shkova ta takoj në hotel, ai hapi derën, më pa nga lartë poshtë dhe më tha: ‘Qenke në formë të mirë’, pastaj më lëshoi një grusht në bark. Ishte shumë i fortë dhe nuk dija çfarë të bëja. Mund t’i kisha kthyer edhe unë një, por do më kishte shkarkuar. Por i tillë ishte ai. Ai ishte shumë dominues. Sot me këtë distancimin social ai do të ishte një makth. Ai kujdesej për stafin dhe lojtarët e tij. Ai ishte njeri shumë i mirë, por vetëm shumë i çuditshëm”. Van Gal punoi vetëm dy vite në “Old Trafford” përpara se të zëvendësohej nga Zhoze Murinjo. Holandezi u largua duke fituar Kupën FA në 2016. Me shkarkimin e 69- vjeçarit edhe asistenti i tij Gigs u largua gjithashtu, duke marrë drejtimin e kombëtares së Uellsit në 2018. “Nuk patëm asnjë bisedë me Zhozenë.

Ishin dy vite të vështira me Van Galin dhe m’u ofrua të drejtoja ekipet zinxhir. Mendoj se ishte momenti i duhur për t’u larguar. Ishte pak e trishtueshme. Ishin 18 muaj të vështirë dhe unë nuk ia kisha idenë se çfarë doja të bëja. Mora një rol drejtori në Vietnam, ku shkoja njëherë në vit. Bëra komentatorin në Europian. Shikoja tim bir të luante futboll për herë të parë dhe kuptova shpejt se kishte jetë edhe jashtë futbollit”.

JS47986111

Balak – Gigs zbulon edhe sesi Ferguson e përgatiste për të qenë makthi i Mikael Balakut në ndeshjen kundër Çelsit. Trajneri skocez donte që Gigs të luante në mesfushë për të penguar mesfushorin gjerman dhe ishte gati ta linte atë tre javë pushim që të ishte gati fizikisht për këtë sfidë. “Pjesën më të madhe të kohës ai na besonte ne role të veçanta.

Unë luajta në mesfushë gjatë një ndeshjeje në ‘Old Trafford’ kundër Çelsit. Më tërhoqi që tre javë përpara dhe më tha: ‘Do luajmë kundër Çelsit dhe dua të luash në mesfushë kundër Balakut. Atij nuk i pëlqen markimi, t’i do t’i bëhesh makth’. ‘Po është tre javë larg, ka 5 ndeshje përpara’, i thashë unë. Ai m’u përgjigj: ‘Harroji ato, vetëm bëhu gati për Çelsin'”. Gigs u përball me Balakun disa herë gjatë viteve të gjermanit në “Stamford Bridge” (2006-10). Ata luajtën edhe në finalen e Champions-it 2009, të cilën Junajtid e fitoi me penallti, ku secili prej tyre shënoi nga 11 metra në Moskë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"