Ish-lojtari i Hamburgut fiton lirinë dhe gjobitet, Bylis sulmon Kukësin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 4, 2018 | 18:41

Ish-lojtari i Hamburgut fiton lirinë dhe gjobitet, Bylis sulmon Kukësin

Vesel Limaj, ish-lojtari i Hamburg 2, fiton “lirinë” përballë Bylisit, por DHZK e detyron që jo vetëm të paguajë shpenzimet e gjyqit, por edhe të japë 3 milionë lekë të vjetër për prishje të njëanshme të kontratës. Nisur nga ky vendim, reagoi edhe klubi ballshiot me anë të një deklarate, ku sulmonte edhe Kukësin, ekip ku kosovari është stërvitur gjatë kësaj kohe.

limaj

“Jemi njohur me vendimin e Dhomës së Zgjidhjes së Konflikteve, që vepron pranë FSHF-së, për çështjen e lojtarit tonë Vesel Limaj. Ky i fundit pasi humbi gjyqin e parë ndaj nesh, për shpifjet që bëri rreth kontratës së tij, pasi te klubi ynë dorëzoi pasaportën kosovare dhe në DHZK deklaroi se nuk di shqip, na hodhi sërish në gjyq për të prishur kontratën në mënyrë të njëanshme. Por, ndërkohë që procedurat ligjore vijonin kundër nesh, lojtari stërvitej dhe vijon të stërvitet me Kukësin (ka fakte).

Një shkelje e kontratës sonë në mënyrë të hapur, cenim i integritetit të klubit tonë, gjithashtu krijon dhe një çështje të hapur me klubin e Kukësit për shkak se kanë shkelur rregulloren e FSHF-së dhe FIFA-s mbi rregullat për transferimin e një futbollisti. Pranojmë se lojtari doli fitues në gjyq, pasi e drejta ligjore e lejon që të largohet, duke paguar në klubin tonë 300 mijë lekë të reja.

hamburg

Por, të mos harrojmë që ai ka munguar që nga data 4 janar e deri më sot në stërvitje dhe në ndeshjet zyrtare. Këto mungesa janë shoqëruar me gjoba konform kontratës që lojtari dhe klubi kanë ndërmjet tyre. Kështu, dalim në përfundimin se futbollisti i detyrohet FK BYLIS 3 milionë lekë të rinj në mënyrë që të jetë i lirë, përveç 300 mijë lekë të rinj që i duhet t’i paguajë pas vendimit të gjyqit në DHZK.

medium_AQ2Q9654

Klubit të Kukësit i bëjmë me dije se në këtë mënyrë veproi edhe për Peter Olayinka-n në fillim të sezonit 2014-15, por atëherë nuk e mori dot në mënyrë hajdute. Dosja për apelimin e vendimit është duke u përpiluar dhe së shpejti shihemi në Apel, zoti Vesel Limaj! Pa harruar dhe Kukësin! Dardha e ka bishtin prapa!”, shkruante Bylisi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"