Ish-lojtari i Barcelonës: Vendim i drejtë anulimi i “Topit të Artë”, Levandovski mund ta kishte fituar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 23, 2020 | 19:14

Ish-lojtari i Barcelonës: Vendim i drejtë anulimi i “Topit të Artë”, Levandovski mund ta kishte fituar

“Topi i Artë” nuk do të jepet fare këtë vit, ndërsa Rivaldo beson se Robert Levandovski ishte lojtari më i pafat pasi kishte shumë shanse ta fitonte atë. Ish-futbollisti i Barcelonës, i cili e ka fituar çmimin në vitin 1999 foli për sezonin fantastik të sulmuesit polak.

rivaldo

“Ishte vendim i drejtë që “Topi i Artë” të mos jepej këtë vit. Ka qenë një sezon i çuditshëm në ligat europiane, ku disa e siç ndodhi me Ligë 1 në Francë e mbyllën kampionatin para kohe. Disa lojtarë mund të ndjehen të zhgënjyer, ku njëri prej tyre padyshim është Robert Levandovski. Polaku ishte fantastik me Bajernin ku fitoi titullin dhe Kupën e Gjermanisë, si dhe është në garë për Ligën e Kampionëve.

Levandovski mund të siguronte një vend në podium për të luftuar me Mesin dhe Ronaldon për çmimin. Përsa i përket Ronaldos dhe Mesit, ata humbën një mundësi për të fituar “Topin e Artë”, pasi karriera e tyre po shkon drejt fundit”, u shpreh Rivaldo.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"