Ish-lojtari i Atletikos së Madridit “harron” futbollin, vjen me projekte të muzikës fetare

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 18, 2018 | 19:24

Ish-lojtari i Atletikos së Madridit “harron” futbollin, vjen me projekte të muzikës fetare

Xhekson Martinez duket se është një besimtar dhe këtë ai e ka treguar haptazi. Lojtari i cili ka luajtur për ekipe të mëdha tani ka përfunduar te skuadra e Portimopnezes. Për të mos mjaftuar forma jo e mirë e tij në futboll ai tashmë vendos që të bëjë hapa mbrapa për sa i përket karrierës.

i

Tashmë futbollisti do të fillojë një aventurë të re që ka të bëjë me muzikën. Madje muzikë fetare. “No Temere”, ”Unë nuk do të kem frikë”, janë albumet që “këngëtari” do të sjellë në tregun muzikor. Të dyja këto projekte janë një frymëzim nga besimi që ai ndjek dhe sipas asaj që ai shkruan në rrjete sociale do të jetë: “Për lavdinë e Zotit”.

 


View this post on Instagram

NO TEMERÉ – ÁLBUM Para la gloria de Dios. #tamoainé #EnCristoestámifuerza #GloriaaDios

A post shared by Jackson Martinez (@j.martinezofficial) on

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"