Ish-lojtari Çelsit përkrah Manenë: Senegalezi meritonte “Topin e Artë”, ia vodhën për t’ia dhënë Mesit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 18, 2020 | 9:25

Ish-lojtari Çelsit përkrah Manenë: Senegalezi meritonte “Topin e Artë”, ia vodhën për t’ia dhënë Mesit

Demba Ba thotë se Sadio Mane meritonte “Topin e Artë”, por këtë herë ia vodhën për t’ia dhënë Lionel Mesit.Demba-Ba3_2886309

“Në ditët e sotme flitet shumë për statistika. Unë besoj se Mane ka statistika individuale dhe kolektive për të fituar ‘Topin e Artë’. E kam thënë gjithmonë që nëse do të krahasonit statistikat e Manesë me Mesin, ai duhet ta fitonte, edhe pse ka shënuar më pak gola. Fakti është që Mane fitoi Ligën e Kampionëve dhe Superkupën.Mane

Ai ka bërë një sezon të shkëlqyer dhe në Premier Ligë u shpall golashënues. Ishte i shkëlqyer. Jo vetëm kaq, por ai ka qenë vendimtar dhe i rëndësishëm në të gjitha ndeshjet e Liverpulit. Unë besoja shumë që do ta kishte fituar, por duket se ia vodhën këtë herë. Kjo nuk ia zbeh vlerat si lojtar dhe ai po e tregon edhe në këtë sezon që është lojtar i madh”, ka thënë Demba Ba.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"