Ish-lojtari i famshëm skocez: Nuk duhet t’i lëmë të marrin kurajo, Shqipëria nuk është…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 10, 2018 | 15:48

Ish-lojtari i famshëm skocez: Nuk duhet t’i lëmë të marrin kurajo, Shqipëria nuk është…

Në prag të ndeshjes Skoci-Shqipëri, e vlefshme për Ligën e Kombeve ka folur edhe Keni Daglish. Ish-lojtari i famshëm skocez dhe ish-trajneri i Liverpulit ka sygjeruar se Shqipëria duhet sulmuar që në fillim. Ai madje ka kërkuar edhe mbështetjen e madhe të tifozëve.

dalglish

“Skocia “u godit” nga humbja e thellë me Belgjikën, edhe pse ishte miqësore. Isha pjesë e ekipit në 1973 kur humbëm 5-0 ndaj Anglisë. Atëherë nuk u dorëzuam por u kualifikuan në Kupën e Botës 1974, diçka që duhet të ndodhi edhe tani duke nisur nga ndeshja me Shqipërinë. Këta të fundit renditen të 58 në botë dhe nuk janë si Belgjika. Vijnë me moral të lartë pas fitores së parë, por nuk duhet ti lëmë të marrin kurajë më kalimin e minutave. Duhet ti vëmë në presion dhe të shënojnë. Trajneri duhet të punoj njësoj si me anën psikologjike, por edhe atë taktike. Numri ynë 9, Grifiths i ka aftësitë për të gjetur rrjetën. Tifozët do të luajnë një rol jetësor në këtë ndeshje”, u shpreh Daglish.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"