Ish-kryetari i Bashkisë, Gjika “kërcënon” Lenën: Më të mirët kanë ikur nga Vlora

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 27, 2017 | 22:21

Ish-kryetari i Bashkisë, Gjika “kërcënon” Lenën: Më të mirët kanë ikur nga Vlora

Shpëtim Gjika është i mendimit që lojtarët më të mirë kanë ikur nga Flamurtari. Në një status të bërë dje në “Facebook”, teksa ka postuar një foto me kapitenin e Teutës, Nijas Lena, njëkohësisht ish-futbollist i Flamurtarit, ish-kryebashkiaku i Vlorës, Shpëtim Gjika, ka bërë edhe një koment që më pas ka sjellë edhe reagimin e Lenës dhe Micit.

gjika lena

Gjika shkruan: “I kuq apo blu, gjithmonë më i miri”. Më tej është Lena që ia kthen Gjikës. “Gjithmonë kënaqësi t’ju takoj ju kryetar. Respekt!”. Por, është Gjika ai që, më pas, me batutë thekson: “O po të kishe bërë gafë ta bëjë atë golin në fund ti, pa ta rregulloja mirë qejfin unë!”. Por në koment ndërhyn edhe ish-futbollisti i Flamurtarit, aktualisht pjesë e Skënderbeut, Gledi Mici.

gjika komentet

“Respekt për të dy, shef”. Në përgjigje të komentit të Micit, Gjika vendos në dukje se lojtarët më të mirë kanë ikur nga Flamurtari. “Më të mirët kanë ikur o Gledi!”, shkruan Gjika.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"