Ish-Kryeprokurori i Shqipërisë: Raporti i UEFA-s kundër Skënderbeut i pakundërshtueshëm

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 19, 2018 | 23:12

Ish-Kryeprokurori i Shqipërisë: Raporti i UEFA-s kundër Skënderbeut i pakundërshtueshëm

Ish-Kryeprokurori i Shqipërisë, Arben Rakipi, i ftuar në Procesin Sportiv, ka folur për çështjen e nxehtë të Skënderbeut, ku klubi korçar kërkohet të dënohet me plot 10 vite përjashtim nga kompeticionet e UEFAs.

arben rakipi

“Hetimi në dosje ishte i plotë, i shtrirë në kohë, dhe me prova e fakte. Një analizë e thellë për mënyrën e si lidheshin provat me njëra-tjetrën. Me sa pashë materialin, mbrojtja e Skënderbeut më tepër do konsistojë tek masat lehtësuese se tek faktet. Për mendimin tim, faktet ishin të pakundërshtueshme. Raporti ishte i fortë dhe real.” – deklaroi Rakipi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"