Ish-kryeprokurori i Shqipërisë: Raporti është i ashpër, ja sa mund të dënohet Skënderbeu

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 21, 2018 | 20:32

Ish-kryeprokurori i Shqipërisë: Raporti është i ashpër, ja sa mund të dënohet Skënderbeu

Ish-kryeprokurori i Shqipërisë, Arben Rakipi, i cili ka qenë edhe pjesë e komisioneve juridike të FSHF-së në të kaluarën, mendon se Skënderbeu nuk do t’i shpë- tojë dënimit nga UEFA. I ftuar në mbrëmjen e së hënës në emisionin “Procesi Sportiv” në “Top-Channel”, Rakipi theksoi se klubi korçar duhet të fokusohet te lehtësimi i masës që parashikohet nga UEFA. Rakipi thekson se kërkesa e inspektorëve të Disiplinës për 10 vite dënim të klubit është e ekzagjeruar.

arben rakipi

HETIMI

“Mendoj se hetimi është i plotë dhe i shtrirë në kohë, i pasur me fakte dhe një analizë të thellë për mënyrën sesi provat lidheshin me njëratjetrën. Pra, si ato mbështesnin njëra-tjetrën dhe konkluzione të bazuara mbi provat që kishin shqyrtuar. Me aq sa pashë materialin prej 93 faqesh, mbrojtja e Skënderbeut më tepër do të konsistojë tek elementet lehtësues sesa faktet. Nga mënyra sesi ishin paraqitur, për mendimin tim, ishin të pakundërshtueshme”, ka thënë fillimisht Rakipi, i cili është një nga juristët që thirren për gjykim në KAS.

RAPORTI

“Në atë që u përmend dhe të gjithë raportin e shkruar nga hetuesit e Etikës, pjesa e mungesës së bashkëpunimit të institucioneve shqiptare është më e rënda. I tërë raporti, sipas meje, ishte i ashpër, por pjesa me mungesën e kooperimit nga polica, prokuroria, në pikëpamjen time është pjesa më e turpshme. Nuk bën fjalë vetëm për futbollin, por për institucionin e shtetit, që kanë detyrë publike për të ushtruar dhe interes për ta mbrojtur. Për mua është e dhimbshme që ndodh ky konstatim. Pse them që raporti është real? Jam përpjekur t’i qëndroj i ftohtë dhe vetëm asaj që është shkruar. Për t’i hyrë analizës së hetuesve, u bëj komplimente për cilësinë e punës që kanë treguar”.

Rakipi

BASTET

“Çështja e basteve ka një konkluzion shkencor, mënyra sesi funksionon nisur nga lëvizja e parave, intensiteti në minutazhin e dhënë në krahasim me koeficientet në fillim apo me probabilitetin e mundshëm sesi do të dalë. Mënyra sesi kanë lëvizur bastet, shtrirë në shumë ndeshje, e bën probabilitetin real. Ky është marrë si model statistikor. Analiza në tërësi çon në konkluzionin shkencor që ka diç- ka që nuk është rrjedhë logjike. Ky nuk është përfundim i disa hetuesve, por shkencor. Ata janë ndihmuar në përcaktimin e tyre në analizën e tij, pikërisht nga ekspertë të statistikës, të cilët në mënyrë profesionale arritën të njëjtin konkluzion.

Analiza është bërë nga ekspertë futbolli, të cilët, nisur nga eksperienca e gjatë në vite, nga ndeshjet që kanë parë dhe luajtur, arrijnë në konkluzion që një ndeshje, mënyra sesi zhvillohet, është jashtë rrjedhës logjike të gjërave. Analiza që bëjnë është që ekipi i Skënderbeut ka një frekuencë goditjesh në portë të ulët, ndërsa në ndeshjen me Krusadersin kishte 10 a 12. Ka analizë të sjelljes së lojtarëve në fushë, mënyra se si portieri ndryshon apo nëse në minutën e 90-të analizohet që lojtarët kanë luajtur në mënyrë të vrullshme jashtë logjikës.

Unë nuk përfaqësoj as UEFA-n, as inspektorët. Për shkak të interesit për sportin, për drejtësinë në një pikë dhe ndau që me vërtetësi të pasqyroj atë që kam lexuar që, sipas meje, është e rëndë. Raporti mbyllet me lëvizje parash, thënie dëshmitarësh që në tërësi çojnë në konkluzionin që kanë shkruar se kanë manipulim. Pse është zgjedhur Skënderbeu, qartësohet ‘se ne kërkojmë të ruajmë të pastër Champions dhe Europa League’. Sigurisht mund të jetë një justifikim, shumë gjëra mund të qëndrojnë që vjen nga Shqipëria. Pra, nuk janë bërë të na prishin rregullat, janë të dobët, janë pa influencë. Por ajo që na intereson është që ne duhet të zgjedhim nëse duam të ndihmojmë publikun dhe aktivitetin publik apo duam të mbrojmë klubet.

Ky rast duhet t’u shërbejë të tjerëve, ndaj atyre që e organizojnë, ndaj interesit privat, interesat publike që ne po i anashkalojmë dhe kemi arritur në majë, ku nuk ka më interes publik për të mbrojtur. Ka vetëm interesa private, të cilët kanë një punë, një aktivitet, kanë një licencë për të ushtruar një aktivitet si futbolli dhe atë e ushtrojnë për ta vjelë, për ta shfrytë- zuar, për të bërë parà”. Nëse doni të vazhdoni përsëri kështu dhe t’u vijë keq, të mbrohet Skënderbeu me gjithë artilerinë, futbolli nuk ka për t’u ndrequr ndonjëherë. Edhe UEFA është një institucion i çertifikuar si i korruptuar. Këtë e tregoi edhe mënyra se si u largua ish-kreu i UEFAs, Platini. E njëjta gjë ndodhi edhe me FIFA-n”.

Arben Rakipi, kryetari i Komisionit të Apelit

Arben Rakipi, kryetari i Komisionit të Apelit

AVOKATI DHE MASAT

“Avokatët nuk duhen kuptuar si shtojca të palës. Avokati është me personalitetin e tij dhe si ndien drejtësinë, nëse ai ka arritur deri në atë pikë, pavarësisht në mënyrë që duket jo etike. Nëse ai ka thënë të vërtetën, do i hiqja kapelën. Nuk duhet kuptuar si personi i duhur për të manipuluar gjërat, ai është që të bëhet në mënyrën e duhur. Ndërsa, sa i përket kërkesës së inspektorëve, më duket e arsyeshme se një paragraf i raportit e justifikonte me të ardhurat që Skënderbeu ka marrë gjatë aktivitetit.

Por, çështja e dënimit për mospjesëmarrjen në kompeticionet e UEFA-s 10 vjet është e rëndë dhe e ekzagjeruar. Nuk besoj se pranohet në ato shifra, por do të jetë rreth tre vjet. Nëse konfirmohet ky raport dhe Disiplina mund të marrë një vendim, zinxhiri i gjërave supozohet se mund të lëvizë, institucionet e brendshme mund të zgjohen. Mund të fillojë punë Komisioni i FSHFsë, mund të fillojnë punë institucionet ligjzbatuese dhe gjërat do të marrin efekt tjetër

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"