Ish-krahu i djathtë i Panuçit: Përvoja në Shqipëri ishte e bukur, dështuam pas ndeshjes me Turqinë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 8, 2020 | 23:20

Ish-krahu i djathtë i Panuçit: Përvoja në Shqipëri ishte e bukur, dështuam pas ndeshjes me Turqinë

Ish-asistenti i Kristian Panuçit te kombëtarja e Shqipërisë Kristian Kaseti e konsideron përvojën në  Shqipëri si pozitive, pavarësisht fundit jo të bukur.
cassetti_derby-696x497

Ish-futbollisti i Romës u shpreh në një intervistë për “Calcio Leçe” shprehet se pas humbjes 0-2 me Turqinë në ndeshjen e parë eliminatore të EURO 2020 nuk kishte më mundësi për Shqipërinë dhe stafin teknik të rikuperonin rezultatet.

“Përvoja në Shqipëri ishte shumë pozitive, pavarësisht fundit të marrëdhënies me Panuçin, pasi isha zëvendësi i tij. Për ishte përvoja e parë si trajner. Iu bashkova stafit të Panuçit, të cilin e kam patur shok skuade te Roma. Kemi patur një marrëdhënie të shkëlqyer, edhe pse luanim në të njëjtin pozicion. Po mendoja për të ardhmen time në kohën kur luaja ende futboll. E ndieja dëshirën për t’u bërë trajner. Rezultatet nuk erdhën te Shqipëria.

ivan balliu shqiperi turqi

Humbëm në shtëpi me Turqinë dhe nuk patëm mundësi të rimëkëmbnim veten edhe pse ishim në një grup të vështirë me Turqinë dhe Islandën. Ishte një dëshirë e madhe për t’u përmirësuar te Shqipëria pas EURO 2016 dhe ekipi kishte shumë lojtarë të rinj. Për mua ishte një përvojë e mirë. Jam gjithmonë në stafin e Panuçit dhe shikoj gjithmonë për mundësi të reja”, deklaroi ish-zv/ trajneri i Shqipërisë Marko Kaseti.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"