Ish-kapiteni shpërthen në kritika ndaj Partizanit: Më dobët se vjet në organikë, kënaqen me skualifikimin në tur të parë dhe luajnë me nervat e tifozëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 21, 2022 | 18:30

Ish-kapiteni shpërthen në kritika ndaj Partizanit: Më dobët se vjet në organikë, kënaqen me skualifikimin në tur të parë dhe luajnë me nervat e tifozëve

Përparim Daiu, ish-futbollist i cili për shumë vite ka veshur fanellën e Partizanit, ka shpërthyer në kritika ndaj të kuqve në një postim të gjatë të tijin në rrjetet sociale. Daiu ka bënë në dyshim strategjinë që ndiqet nga klubi aktualisht, duke mos bërë investime të rëndësishme në merkato e duke mbyllur pjesëmarrjet europiane që në fillimin e tyre.

PERPARIM DAIU

Sipas ish-kapitenit të Partizanit, nëse klubi do të bënte investime, do të merrte edhe frytet e tyre me më shumë fitime ekonomike sesa aktualisht, pa llogaritur këtu edhe kënaqësinë që merrnin tifozët që tashmë ishin zhgënjyer plotësisht nga klubi i kuq.

POSTIMI I DAIUT

“Nuk e kuptoj Partizanin që unë njoh… nuk e kuptoj që nga 1 dështim nuk nxjerr mësime… nuk e kuptoj që në 1 pjesëmarrje në Europë merr më të paktën shpërblim monetar… nuk e kuptoj që nga vjet është më i dobët në organikë dhe zëvendësuesit me të larguarit nuk bëjnë diferencën më të vogël… nuk i kuptoj që nuk bëjnë merkato cilësore duke u justifikuar që mbrojnë interesat e buxhetin e klubit.

Jo të nderuar drejtues se po të bësh 1 përllogaritje të thjeshtë me afrimin e futbollistëve cilësorë paçka çmimit keni të garantuar suksesin për kampionë që përkthehet… 1 të ardhurat minimale janë mbi 1.3 miliardë lekë (ku me lojtarë cilësore shkon përtej kualifikimit deri në fazë grupesh) që dmth me vlera extra monetare… pra kurseni merrni lojtarë që nuk bëjnë diferencë rrini dhe ngopuni me 250 mijë euro që s’janë asgjë, merrni dhe kënaquni me skualifikime në turin e parë… luani me nervat e tifozëve, lërini të vuajnë se janë mësuar… por llogaritë s’ju dalin as me vlerat monetare as me cilësinë e lojës.

Vendosni pikat mbi i sa nuk është vonë, merrni përgjegjësitë e drejtuesit që nesër të jeni kokëlartë për vendimet që keni marrë pse jo të lumturoni mijëra tifozë të Partizanit anembanë Shqiptarisë por që e nesërmja të jetë më e fortë dhe e ngritur në themele të shëndosha financiare dhe normalisht sasiore dhe cilësore me futbollistë që garantojnë suksesin për shumë vite. Jeni në kohë për ndryshim që nesër mos jetë vonë”, shkruan Përparim Daiu në statusin e tij.

daiu

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"