Ish-kapiteni Nallbani: Ngjitja detyrim për Tiranën, nuk mund të festojë!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 11, 2018 | 20:09

Ish-kapiteni Nallbani: Ngjitja detyrim për Tiranën, nuk mund të festojë!

Blendi Nallbani ish te i bindur që “ago nia” në inferiore do të zgjaste vetëm një sezon. Ish-kapiteni mendon se Tirana bëri një sezon gati perfekt dhe kurrë nuk ndjeu presionin e askujt, as të Bylisit. Në një intervistë të dhënë për “Panorama Sport”, ai komenton edhe thirrjen e Ze Marias për festë apo edhe kushtin e rinovimit. “Tata” nuk kishte si të mos fliste për Superioren dhe jo vetëm Skënderbeun që është një klub model, por edhe garën për mbijetesë.

blendi nallbani

Tirana është gati në Superiore, i lumtur?

Ngjitja ishte detyrim moral. Pfor, për matematikë i duhet edhe një fitore për ta mbyllur zyrtarisht këtë “kapitull”.

Partizanit iu deshën 4 vite që të ngjitej, ndërsa Dinamo vazhdon të përpëlitet në inferiore. Mund të konsiderohet arritje që Tiranës i mjaftoi vetëm një sezon?

Që të jemi të sinqertë, kanë qenë institucione dhe forca të tjera politike që nuk kanë dashur që Partizani të ngjitej apo Dinamo të rrinte aty. Edhe Tirana varej nga bashkia 4 vite më parë dhe asokohe nuk u bë asgjë për futbollin. Unë personalisht bëra luftën time në këshillin bashkiak, ku u vendos që klubi të kthehej në sh.a. Ka ikur koha që në futboll një ekip të varet nga shteti. Ne duam të ecim para dhe jo të kthehemi pas. Dhe që të bësh këtë, duhen njerëz që investojnë.

Meqenëse u prek kjo temë, jo më larg se një ditë më parë Halili theksoi se nuk i ka në shitje aksionet…

Këtë histori nuk e di, por di të them që Halili që prej ditës që ka marrë klubin, vetëm ka shlyer borxhe. Me llafe ne të qajmë të gjithë. Unë vetëm sot (dje) kam pasur diskutime me dy sponsorë për klubin e Studentit. Megjithatë, kur më pyetën “çfarë mund të përfitojë biznesi duke investuar?!”, ngeca. Mendoj se ka ikur “koha e xhaxhit”, kur këmbehej vaji i ullirit me një gjë tjetër. Tani duhen parà në dorë. Askush nuk mund t’ia dalë i vetëm, ndaj duhen sponsorizime.

Ze Maria bëri ftesë që të tejmbushej stadiumi për të festuar ngjitjen. Si ishkapiten i Tiranës si e komentoni këtë thirrje?

Pse festohet ngjitja?! Tirana feston për tituj dhe kupa. Megjithatë, nuk është se dua ta gjykoj Ze Marian, pasi ai ndoshta nuk e njeh realitetin dhe mentalitetin e Tiranës. Për mua nuk është e drejtë, por as me faj nuk e bëj. Ai do të marrë meritat e veta, pasi kushedi mendon “e gjeta copë-copë dhe e ringrita”. Por, tifozëria dhe ne ish-lojtarët nuk e konsiderojnë normale.

nallbani

Ze Maria ka vendosur si “kusht” për rinovimin, titullin. Si e gjykoni?

Ka shumë të drejtë dhe sidomos për një ekip si Tirana. Por, që të shkosh deri te titulli, duhet që të sigurojë edhe matematikisht ngjitjen, të ulet me presidentin dhe drejtues të tjerë dhe të flasin për afrime, largime apo edhe financa.

Në 2019-ën bëhen 10 vite pa titull…

Rënia nga kategoria ishte fatkeqësi, megjithatë nuk ka për të ndodhur më. Me rikthimin, sigurisht që do të luajë gjithnjë për trofe. Ky do mbetet gjithnjë synimi i Tiranës, nuk ka për të ndryshuar kurrë, a arrin apo jo dhe kushdo qoftë në krye të stolit.

Po garën me Bylisin për kreun si e patë, a ushtroi vërtet presion?

Nuk pashë ndonjë presion të madh, pasi Tirana ia doli pa ndihmën e askujt. Pati 2-3 gabime të vogla, por i ndodh kujtdo.

Duhet të ruhet grupi?

Mendoj se po, por edhe 2-3 afrime të mira duhen. Nuk kanë diferencë me lojtarët e Superiores. Këtë e treguan me Vllazninë dhe Kukësin, madje me çfarë- dolloj ekipi të luajnë sot, këta të Tiranës ia dalin.

Po Superioren si e shihni, ka “luftë” të fortë për mbijetesën?

Lushnja e ka prerë biletën, pastaj janë Teuta, Vllaznia, Kamza në valle. Flamurtarin e pashë me Skënderbeun, por nuk e kuptoj dot se çfarë problemi kanë. Qëndruan statikë në fushë dhe u rrahën aq lirshëm. Ndodh edhe kështu, madje unë kam pë- suar gol që 10 sekondat e para. Por, çudi është të pretendosh Europën dhe të shkosh në këtë pikë.

Dënimi i UEFA-s nuk po ndikon te Skënderbeu, vazhdojnë të marshojnë të qetë në krye. E prisnit kështu?

Nuk mund t’i gjykoj për dënimin, por për atë që kanë dhënë në fushë. janë me meritë në krye dhe po bëjnë diferencën në çdo drejtim. Janë klub model.

Tirana ka edhe një hall me ermin “Muzaka”, mendoni se do të rrezikojë prej 107 milionë lekëve?

Nuk mendoj. Do paguhet dhe do mbyllet.

“Fanatics” dhe ekipi u bënë bashkë më në fund. Si e komentoni?

Tifozët kanë gjithnjë të drejtë dhe duhen respektuar. Unë jam kundër sharjeve. Në fund të fundit një tifoz do vetëm fitore, nuk i intereson sesa investohet. Gjithsesi, më gëzon fakti që më në fund ekipi dhe tifozët u bënë bashkë. Kjo ka rëndësi.

ADELA MERKO

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"