Ish-kapiteni Mancaku është i sigurt: Teuta ringrihet ndaj Laçit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 20, 2022 | 23:54

Ish-kapiteni Mancaku është i sigurt: Teuta ringrihet ndaj Laçit

Në një intervistë për “Panorama Sport”, ish-kapiteni i Teutës. Bledar Mancaku komenton momentin e keq që po kalon ekipi. Ai pret reagimin e skuadrës ndaj Laçit, por nuk heziton të thotë se, pavarësisht kësaj situate, Teuta i ka shanset për t’u ringritur sërish.

mancaku kote

Ta nisim nga humbja me Kastriotin. Si e shpjegoni?
Ajo ishte një ndeshje që duhet harruar. Të paktën kështu mund ta quajmë në futboll. Nuk ka vend për pesimizëm. Unë kam besim se ky ekip do të ringrihet.

Dy humbje radhazi në kampionat. Sa cenohet objektivi?
Nuk është një situatë ku shtyp butonin dhe reagojnë të gjithë. Besoj se çfarë është kërkuar në stërvitje, djemtë e kanë bërë në ndeshje. Besoj se do të gjendet rruga e duhur për të ardhur te fitorja. Skuadra tashmë duhet ta kalojë vetë këtë krizë. Atë gabim që bëri ndaj Kastriotit, ekipi duhet ta shlyejë ndaj Laçit.

Çfarë ju shqetëson më tepër në këtë situatë?
Më shqetëson vetëm si do të jetë reagimi i skuadrës në ndeshjen e radhës, që është shumë e rëndësishme për ne. Kemi disa pikë më pak se rivalët dhe në këtë moment Teuta duhet të tregojë forcën e saj, ashtu siç ka bërë këto vite. Në rast se fitojnë me Laçin, atëherë besoj se do të jemi të qetë në rrugën drejt objektivit.

Si e shihini përballjen ndaj Laçit?
Për Teutën e rëndësishme në këtë moment është që të mos e mbajë kokën pas. Do të shikojmë punën tonë, duke fituar ndeshjet që kemi, sipas radhës. Pastaj, nëse ne fitojmë dhe kundërshtarët gabojnë, gjërat thjeshtësohen. Ky ekip ka pasur momente edhe më të vështira dhe ia ka dalë, kështu që nuk mendoj se është një situatë alarmante.

A i druheni kaq shumë këtij takimi?
Kemi bërë tri humbje dhe ky është problemi ynë, kështu që duhet të jenë të qetë për ta fituar këtë takim.

ZAMIR QYPI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"