Ish-kapiteni i Vllaznisë e sheh të vështirë mbijetesën: Ekipi s’të jep garanci

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 8, 2018 | 14:29

Ish-kapiteni i Vllaznisë e sheh të vështirë mbijetesën: Ekipi s’të jep garanci

Ish-kapiteni i Vllaznisë, Amarildo Belisha, ka folur për momentin e vështirë që po kalon skuadra kuqeblu në kampionat. Ai ka qenë i ashpër, sidomos me lojtarët dhe stafin drejtues të klubit duke vënë theksin te mungesa e specialistëve të futbollit pranë ekipit, gjë që çon edhe në një mungesë të kërkesës së llogarisë si ndaj lojtarëve e po ashtu edhe ndaj stafit teknik.

belisha-me-hirit-kapiteni-gjeka

“Vllaznia do ta ketë shumë të vështirë që të mbijetojë, pasi ekipi nuk po tregon stabilitet në fushën e blertë. Në takim me Skënderbeun çaloi në të gjithë drejtimet.

E filluam lojën me një gol dhe minimumi duhet që ta administronim lojën. Një gjë që nuk të kënaq edhe për vazhdimësinë, ekip që s’të jep garanci.

Vllaznia-lojteret

 

Ndeshja me Lushnjën është për jetë a vdekje dhe Vllaznisë i duhet vetëm fitorja, ndryshe 90% bie nga Kategoria. Lushnja ka ekip të mirë dhe luftarak. Fajin për këtë situatë e kanë të gjithë lojtarët”, ka thënë Belisha.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"