Ish-kapiteni i Tiranës: Lojtarët nuk kuptojnë çfarë fanellë kanë veshur, në kohën tonë sulmi nuk kishte probleme

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 24, 2018 | 10:21

Ish-kapiteni i Tiranës: Lojtarët nuk kuptojnë çfarë fanellë kanë veshur, në kohën tonë sulmi nuk kishte probleme

Ish-kapiteni i Tiranës, Elvis Sina, ishte i ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Rubrika Sportive” ku veç të tjerave analizoi lojën e Tiranës në sfidën ndaj Skënderbeut.

Elvis Sina

Sipas Sinës, lojtarët e Tiranës nuk e kuptojnë çfarë fanellë kanë veshur. Ish-mbrojtësi tregon gjithashtu se në kohën kur ka qenë ai pjesë e bardhebluve sulmi nuk kishte probleme.

Tirana duhet të ngrejë zërin kur gjyqtarët e dëmtojnë. Unë mendoj se ndaj Skënderbeut, ojtarët gabuan duke u tërhequr se menduan se ishin larg fushës së tyre dhe ndaj një ekipi të madh.

sina

Duhet të reagojnë lojtarë aty, Karabeci që ka shumë vite që ka aty. Sado të flasë Lika, janë lojtarët që nuk kuptojnë çfarë fanelle kanë veshur. Ka të bëjë edhe trajneri, duhet të kërkonte një lëvizje që të mbante shumë lart skuadrën. Ekipi u përgjigj në mënyrë perfekte taktikisht e teknikisht në pjesën tjetër.

Tiranës i mungon një sulmues tipik, ne kurrë nuk kemi pasur probleme për sulmuesit, dhe klubi ka gjetur zgjidhje me sulmuesit e dytë”, u shpreh Sina.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"