Ish-kapiteni Çoni: Mbijetesa e Luftëtarit varet nga financat, gabuan me Filin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 18, 2019 | 17:47

Ish-kapiteni Çoni: Mbijetesa e Luftëtarit varet nga financat, gabuan me Filin

Luftëtari, përpos pozitës që mban në renditje, i ka mundësitë për të mbijetuar, gjithnjë nëse do të ketë afrime në merkaton e dimrit.

arben-coni

Ky është edhe opinioni i ish-lojtarit të Luftëtarit, Arben Çoni, dhënë për “Panorama Sport”. Sa i përket situatës aktuale dhe së ardhmes, ishkapiteni u shpreh: “Me ndërgjegje dhe shpirt jam i drejtpërdrejtë me ju. Në kohën tonë jemi përballur me kushte financiare të papërfillshme krahasuar me realitetin e sotëm. Kemi dhënë shpirtin në fushë si lojtarë për të treguar se fanella e Luftëtarit peshon shumë. Futbolli i sotëm është i kushtëzuar mbi financat. Janë kushtet financiare, qofsha i gabuar, që Luftëtari është në fund. Mendoj se Luftëtarit i mungon përvoja dhe eksperienca e duhur për të mbetur në Superiore. 60-70% janë shanset që Luftëtari të mbijetojë, nëse në janar s’do të ketë ndërhyrje.

Gjykoj dhe s’jam i vetmi që shprehem kështu, se fillimisht u veprua keq me merkaton. U afruan lojtarë me dëshirë dhe bagazh teknik të mirë, por me mungesën e eksperiencës. Pastaj, ndryshmi në afat të shkurtër i stafit teknik ndikoi jo mirë në frymën e grupit. Jo të gjithë trajnerët kanë mentalitetin dhe përvojën e mjaftueshme për të ndërtuar ‘ansamblin’ e duhur. Megjithatë, stafi teknik me ‘brumin’ aktual ka bërë dhe do bëj mirë, gjithnjë nëse do të ndryshojnë financat dhe do të ketë afrime në merkato, që duhet të jenë prioritet për presidencën e Luftëtarit. Nëse nuk arrihet rezultati pozitiv në Vlorë, për Luftëtarin misioni mbijetesë mbetet ekuacion për t’u zgjidhur. Jam kundër ndëshkimit të lojtarëve si Fili dhe Hilgen. Si shumë të tjerë edhe unë gjykoj se këta lojtarë duhen të jenë pjesë e skuadrës në vijimësi”.

Tomor Shehu

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"