Ish-kapiteni Cana dhe bashkëshortja Monika bëhen prindër për herë të dytë, zbulohet emri i vajzës

Panorama Sport | Gazeta me e madhe sportive ne vend

Postuar: Janar 17, 2020 | 21:38

FB Gossip Kombetarja Legjionaret Të fundit

Ish-kapiteni Cana dhe bashkëshortja Monika bëhen prindër për herë të dytë, zbulohet emri i vajzës

Çdo vëlla e kërkon edhe një motër. E për këtë, babai Lorik Cana dhe bashkëshortja Monika ia kanë bërë realitet dëshirën Boikenit të vogël. Ish-kapiteni legjendar i Kombëtares shqiptare të futbollit së fundmi është shtuar me një vajzë në familjen e tij.

cana monika

Vogëlushja dhe gjithashtu bashkëshortja e ish-liderit kuqezi gëzojnë shëndet të plotë dhe tashmë shumë lumturi. Gazeta “Panorama Sport” ka mësuar ekskluzivisht edhe emrin e vogëlushes.

Cana dhe Monika me pushime

Enkeleida është anëtarja më e re në familjen Cana. Ardhja në jetë e vajzës, ishte edhe arsyeja që Lorik Cana mungoi në ndeshjen “Golden Team, Albania” më 10 janar.

Dhoma e spitalit

Foto nga dhoma e spitalit ku qëndron Monika me vajzën

 

PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com