Ish-kampioni juventin shfaqet në horizontin e Milanit, por e pamundur të bashkëjetojë me…Ibrahimoviçin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 14, 2021 | 23:07

Ish-kampioni juventin shfaqet në horizontin e Milanit, por e pamundur të bashkëjetojë me…Ibrahimoviçin

Pista “Mario Mandzukiç” te Milani është shfaqur sërish në ambjentin e Milanit. Ish-sulmuesi i Bajernit, Atletiko Madridit dhe Juventusit është piketuar si njëri prej lojtarëve që mund të bëjë zëvendësuesin e Zlatan Ibrahimoviçit në çdo moment.
mario-mandzukic-juventus-2018-19_19xr96tekkwvl1qlqvbpmxz0ao
34-vjeçari ka mbetur pa ekip prej 6 muajsh pasi mbylli kontratën me klubin Al-Duhail në Katar dhe përvoja e madhe që ka do t’i shërbente shumë “Djallit”. Edhe pse nga ana ekonomike Mandzukiç nuk do të rëndonte arkën e Milanit, janë disa aspekte të tjera që do ta bënin jo të lehtë, mbase, të pamundur qëndrimin e Mandzukiçit në “San Siro”.
IBRA
Futbollisti ballkanas njihet për egon e madhe, kokëfortësinë dhe karakterin e ashpër. Në një skuadër, ku Ibrahimoviç “bën ligjin”, bashkimi me Mandzukiçin do të ishte një “bombë” për Milanin, që ndoshta do të cënonte harmoninë në ekipin kuqezi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"