Ish-interisti ironizon: Unë trajner i zikaltërve? Ndoshta, në vitin 2021 në “Playstation”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 17, 2018 | 18:26

Ish-interisti ironizon: Unë trajner i zikaltërve? Ndoshta, në vitin 2021 në “Playstation”

Valter Zenga, ishte i ftuar në “Canale 5” mbrëmjen e të dielës, dhe kur flet ai, nuk thotë kurrë gjëra të zakonshme. Ish-portieri i Interit 1978-1994, komenton kampionatin, VAR-in, apo edhe një rikthim të tij të mundshëm tek Interi.

zenga2

ZENGA TE INTERI? – “Unë trajner i Interit? Mos më fusni në telashe me Spaletin, pasi e kam mik. Ndoshta, në Playstation 2021. Spaleti e ka thënë se nuk mjafton loja e mirë, por duhet pak më shumë kurajë, dhe lojtarët duhet të bëjnë detyrat, që të vijnë edhe rezultatet.”

VAR – “Viti i kaluar ishte eksperimental. Por, gjithsesi edhe këtë edicion, janë konfirmuar gabimet e arbitrave, nga teknologjia.”

RONALDO – “Kristiano ka risjellë sërish prestigjin në Seria A. Futbolli ynë është rikthyer të shihet edhe jashtë. Edhe lojtarët e huaj po tërhiqen nga fakti të vijnë të luajnë në Itali.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"