Ish-interisti i përulet Juves: Interi s’i mund dot ende, Bufon monstra e shenjtë e portës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 29, 2020 | 0:05

Ish-interisti i përulet Juves: Interi s’i mund dot ende, Bufon monstra e shenjtë e portës

Zhulio Sezar do të mbesë pa dyshim në historinë e Interit, si një prej portierëve absolutisht më të fortë dhe këtë e ka treguar mes shtyllave, por si një kampion absolut, braziliani mendon se numri 1 i portës mbetet pa dyshim juventini dhe italiani Xhanluixhi Bufon:

Julio-Cesar-e1540174073272-1280x720

“Kam pasur fatin që gjatë epokës sime si futbollist të sfidohem në distancë dhe të shijoj në aksion disa prej portierëve absolutisht më të mirë të historisë. Madje, nëse do të zgjidhja një pseudonim, unë do t’i quaja ata monstra të shenjtë të portës… Në periudhën time kanë luajtur Xhanluixhi Bufon, Iker Kasijas, Peter Çeh, Nelson Dida, miku im Dida uauuu… Edvin Van der Sar gjithashtu ka qenë fantastik… Por gjithsesi nëse do më duhej të zgjidhja një ai është Bufon.

Dhe nuk e them vetëm për faktin që e kemi sfiduar njëri-tjetrin vetëm në Itali, por edhe për karrierën që ka bërë në kombëtare, Xhixhi është pa dyshim jo vetëm më i forti, por edhe modeli perfekt i portierit, si brenda, ashtu sikurse jashtë fushe”. Titulli kampion Ndërkohë në lidhje me luftën për titullin kampion sivjet në Serinë A, Zhulio Sezar jep gjithashtu mendimin e tij, në pyetjet e bëra në “Instagram”.

julio-cesar

“Dua të jem i sinqertë me ju miqtë e mi. E dua Interin dhe interistët, por fakti që Juventusi fiton prej 8 vitesh dhe duke parë rezultatet e sivjetshme, di të them vetëm se shpresoj që dita e titullit për Interin të vijë sa më shpejt, por ndoshta sivjet është ende shpejt. Pasardhësi im Handanoviç?

Samir… Eh, po flasim për një kampion fenomenal, për në portier që edhe pse media apo kushdo tjetër flasin shumë pak për këtë, ai e ka konfirmuar në heshtje madhështinë e tij dhe duke punuar çdo ditë në fushë. Është një portier që për mua sot e kësaj dite është mes 5 më të mirëve në botë absolutisht dhe një lider absolut i Interit”, u shpreh ish-portieri brazilian.

Jeton Stamolla – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"