Ish-i i Ventspils, Mujeci: Ju tregoj pse kalon Luftëtari

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 12, 2018 | 9:46

Ish-i i Ventspils, Mujeci: Ju tregoj pse kalon Luftëtari

Është shqiptari më i famshëm në Letoni, ndërsa në vendin tonë nuk njihet shumë. Për tri vite luajti me Ventspils dhe në vitin 2014 u shpall kampion, duke shpërthyer në debutimin e tij me 12 gola. Bëhet fjalë për sulmuesin shkodran, Ndue Mujeci, i cili u bë idhull për tifozët e rivalit të Luftëtarit.

ndue mujeci

“Ventspils është një skuadër fizike, që luan më shumë me kundërsulme. Përdorin topat e gjatë, pasi kanë dy sulmues afrikanë me të dhëna të mira. Një prej tyre është qendërsulmues, Akinemi, ndërsa tjetri luan në krahun e majtë (Ajegun). Janë të dy lojtarë shumë efikas. Megjithatë, unë besoj se Luftëtari do ta kalojë turin, pavarësisht se Ventspils është kualifikuar rregullisht në raundin e parë, sepse mjafton që Luftëtari të bëjë lojën e vet. Pra, thjesht atë lojë të bukur që të gjithë kemi parë. Besoj se do të kualifikohet, sepse mbi të gjitha luan në një fushë pa presion”, ka treguar Mujeci për “Panorama Sport”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"