“Ish”-i i të dyja ekipeve: Lacio meriton më shumë se Interi Champions-in!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 20, 2018 | 16:59

“Ish”-i i të dyja ekipeve: Lacio meriton më shumë se Interi Champions-in!

Sinisha Mihajloviç, ish-lojtar i Interit dhe Lacios, ka folur për sfidën e fortë të mbrëmjes së sotme, ku parashikon se ekipi bardhekaltër e meriton dhe se do të arrijë të kapë vendin e Championsit.

Mihajlovic

“Është një ndeshje e thatë, si një finale. Edhe Interi edhe Lacio meritojnë që të shkojnë në Champions, por për mendimin tim Lacio pak më shumë. Në letër ndoshta zikaltrit janë më të fortë, por sonte duhet të shohim si do e mbajnë Imobilen. Zemra ime është bardhekaltër, do jem gjithmonë në anën e Lacios.” – deklaroi “ish”-i i të dy ekipeve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"