Ish-i i Ronaldos në krahët e Pike, një foto në Paris pushton rrjetin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 20, 2023 | 23:49

Ish-i i Ronaldos në krahët e Pike, një foto në Paris pushton rrjetin

Zherard Pike sërish në qendër të vëmendjes së mediave rozë. Një foto e tij nga Parisi në krah të Irina Shaik, ish të dashurës së Kristiano Ronaldos, është duke bërë xhiron e rrjetit.

shakira irina

Pike dhe Irina u panë duke pozuar së bashku gjatë një ndeshje të NBA-së në Francë. Mesa duket ish-mbrojtësi i Barcelonës, po përpiqet të bëjë xheloze Shakirën, pas ndarjes, për shkak të një tradhtie të zbuluar mes çiftit.

irina

Ish-ylli i futbollit, 35-vjeç, ishte veshur rastësisht me një kapuç Nike dhe pantallona të zeza. Ndërkohë, 37-vjeçaria Irina Shaik dukej elegant me një pulovër të zezë me jakë, pantallona të zeza dhe një palë vathë të mëdhenj argjendi.

PIKE

Ngelet për t’u parë nëse Pike dhe Irina kanë bërë thjesht një foto miqësore, apo mes tyre ka nisur një romancë…

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"