Ish-gjyqtari në luftë me sëmundjen në Itali, arbitrat solidarizohen për ta ndihmuar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 6, 2019 | 13:11

Ish-gjyqtari në luftë me sëmundjen në Itali, arbitrat solidarizohen për ta ndihmuar

“Mos na lëntë Zoti pa miq e pa shokë!” E tillë është një shprehje popullore, e thënë sidomos në momente të vështira kur çdo njeri nuk ia del që të përballojë i vetëm vështirësitë e jetës. Për fat të keq, vendi ynë po dëgjon dhe provon shumë sprova të vështira. 

Sazani6

Deri edhe në fatkeqësi tragjike që marrin 51 jetë, shkatërrojnë qytete të tëra dhe traumatizojnë shumëkënd. Mirëpo, pikërisht rasti i tërmetit 6.4 ballë i shkallës Rihter tregoi se shqiptarët mund të bëhen bashkë. Të gjithë, me sa munden, mund t’i ndihmojnë ata në nevojë.

Këtë herë, bota e sportit dhe sidomos e arbitrimit në vendin tonë ka në plan që të bëhet bashkë. Në nevojë është një njeri i shquar i arbitrimit ndër vite. Sazan Velçani vuan nga një sëmundje në gjak dhe prej kohësh gjendet në Itali për t’u kuruar. Ish-arbitri po lufton me një sëmundje, e cila mbi të gjitha për momentin po rëndon familjen e tij me faturat e kripura që kërkon trajtimi në Leçe. Për këtë, mësohet se bota e “xhaketave të zeza” në vend ka si plan që të kontribuojnë të gjithë bashkë për të grumbulluar të ardhura jetike për Velçanin.

Ish-bilbili kryesor e më tej edhe ish-vëzhguesi do të gjejë ndihmën e ish-kolegëve, arbitrave dhe vëzhguesve aktualë në futbollin shqiptar. Plani është i qartë dhe shumë human: Kush ka mundësi, të kontribuojë. Një i vetëm mbase jo, por të gjithë bashkë bëhen shumë dhe mund t’ia dalin. Këtë herë, të gjithë janë bashkë me Sazan Velçanin në ndihmë të tij.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"