Ish-gjyqtari i Superiores: Lojtarët kanë ankesa, problemi i kësaj jave ishte… topi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 27, 2021 | 22:19

Ish-gjyqtari i Superiores: Lojtarët kanë ankesa, problemi i kësaj jave ishte… topi

Kategoria Superiore këtë javë ka dhuruar një risi të veçantë, topin e ri të edicionit futbollistlk të përzgjedhur nga FSHF. Por me sa duket, vetë futbollistët nuk janë të kënaqur me këtë top të ri.

topi superiore 2

Pakënaqësia nuk ka të bëjë me cilësinë e topit, por me ngjyrat e tij, të cilat janë të errëta dhe që e bëjnë të vështirë të shquhet, sidomos për faktin se disa skuadra kanë ngjyrën e kuqe si pjesë të kompletit të lojës.

“Kam folur me gjyqtarët e të gjitha ndeshjeve dhe lojtarët kanë shprehur pakënaqësi për topin se është i vështirë të shquhet. Sidomos në rastin e Partizanit që kishte fanellën e kuqe”, shpjegoi Klajdi Kola, ish-gjyqtari i Superiores në RTSH.

“Topi është miratuar nga organizatori dhe nuk është se u vendos këtë javë. Tashmë është miratuar dhe me të do të përballohet sezoni”, vijoi ai.

PANORAMASPORT.Al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"