Ish-futbollisti i Tiranës lë Shqipërinë për Josën, zyrtarizohet te Prishtina

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 15, 2018 | 16:43

Ish-futbollisti i Tiranës lë Shqipërinë për Josën, zyrtarizohet te Prishtina

Mario Morina është zyrtarisht një futbollist i Prishtinës. 25 vjeçari është zyrtarizuar ditën e sotme nga klubi i kryeqytetit të Kosovës. Ish-futbollisti i Tiranës, Skënderbeut, Kukësit, Kamzës e Besës së Kavajës do të rigjejë Mirel Josën, me të cilin ka punuar te Skënderbeu. Futbollisti është aktivizuar së fundmi në Kategorinë e Parë me Besën dhe Dinamon, por ai beson se mund të rikthehet në nivelet që ka qenë.

39306756_456894718122265_3656224514267676672_n

“Ajo që ka ndodhur ka qenë gabim i imi personal sepse cilësitë i kam, dua ti përkushtohem punës dhe të jem Morina që kam qenë”, u shpreh futbollisti. Më poshtë njoftimi i plotë i klubit:

mor

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"