Ish-futbollisti i Premier Ligës arrestohet nga policia, ja arsyeja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 28, 2020 | 9:15

Ish-futbollisti i Premier Ligës arrestohet nga policia, ja arsyeja

Ish-futbollisti i Njukastëll, Nolberto Solano, është arrestuar nga policia në Peru, duke mos respektuar orarin e vendosur  nga shteti në përpjekje për të ndaluar përhapjen e koronavirusit.

solano (1)

COVID-19 nuk ka përhapje të madhe në shtetin e Amerikës së Jugut siç ka në disa vende, megjithëse një rritje e vogël e rasteve të reja është shënuar ditëve të fundit, por ekziston shqetësimi se ai mund të përhapet më shumë.

Në përpjekje për të parandaluar përhapjen e virusit, i cili ka infektuar më shumë se 600 mijë persona në botë, Peru ka vendosur orë policore. Ish futbollisti i Premierligës, nuk kishte respektuar këtë masë, duke u arrestuar.

Carlos+Tevez+Nolberto+Solano+West+Ham+United+skp_nvpcvHbl

“Unë padyshim që pendohem shumë për këtë dhe kërkoj falje. Nuk e justifikoj këtë. Është shumë e vështirë për të gjithë, por gjëja më e rëndësishme është shëndeti”, u shpreh Solano.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"