Ish-futbollisti i Partizanit dhe i Laçit në superformë, zgjidhet më i miri i vitit 2019 në kampionatin malazez

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 26, 2019 | 17:58

Ish-futbollisti i Partizanit dhe i Laçit në superformë, zgjidhet më i miri i vitit 2019 në kampionatin malazez

Ish-mesfushori i Laçit dhe Partizanit, Marko Cetkoviç është përzgjedhur futbollisti më i mirë i vitit 2019-të, në kampionatin malazez të futbollit.

Cetkovic

33-vjeçari është pjesë e Sutjeskës, teksa ka zhvilluar një sezon të jashtëzakonshëm, duke qenë një nga protagonistët absolut te skuadra e tij, që u shpall kampion me 44 pikë në 19 ndeshje.

Cetkovic5

Kujtojmë që Cetkoviç ishte pjesë e Laçit në sezonet 2014-2016, ku në 45 takime realizoi 11 gola, ndërkohë që në vitit 2017 veshi fanellën e Partizanit, ku në 16 takime realizoi 1 gol.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"