Ish-futbollisti i Luftëtarit apel klubit: Novit t’i lihet dorë e lirë në merkato, duhen para për në Superiore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 4, 2020 | 16:14

Ish-futbollisti i Luftëtarit apel klubit: Novit t’i lihet dorë e lirë në merkato, duhen para për në Superiore

Në fund të sezonit 2019- 2020 Luftëtari e sheh veten në futbollin inferior. Arsyet e rënies në Kategorinë e Parë janë nga më të ndryshmet. “Panorama Sport” i ka bërë prezente ato me anë të zërave të specialistëve të futbollit gjirokastrit. Tani është koha që te Luftëtari të reflektojnë sa nuk është vonë pasi sezoni i ri nis shpejt dhe koha është e limituar. E ardhmja e Luftëtarit duket se është e lidhur me datën 6 gusht, kur pritet të vendosen pikat mbi “i”. Trajneri Nertian Novi tha pas ndeshjes së fundit me Kukësin se projekti për formatimin e skuadrës është në tryezën e punës së drejtuesve bluzinj.
novi
Për “Panorama Sport”, Novi tha: “Më 6 gusht kemi lënë takim me presidentin, ku do diskutojmë për kampionatin tjetër. Në këtë takim do të jenë dhe gjithë lojtarët”. Ka optimizëm në kampin bluzi.
bashkim shameti
“Është koha që drejtuesit, nga i pari tek i fundit, t’i vënë “gishtin kokës”. Luftëtari nuk e meritonte dështimin. Nëse fillohet në kohën e duhur formatimi i ekipit dhe trajneri Novi do të ketë dorë të lirë në merkato, pasi ai e njeh ekipin më shumë se askush tjetër, atëherë rikthimi në Superiore s’do të vonojë. Të ndërtosh një skuadër ambicioze duhen para. Nëse do të mungojnë financat, ngjitjen në Superiore e shoh mision të vështirë. Ke financa, ke edhe futboll. Eksperiencat botërore janë shëmbëlltyrë e sukseseve të skuadrave që kanë arritur trofe. Shembull në vendin tonë është Tirana. Investoi vite me radhë dhe frytet i mori”, tha ish-futbollisti Bashkim Shameti për gazetën.

TOMOR SHEHU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"