Ish-futbollisti i Kukësit arrin akordin me Laçin, kurbinasit presin edhe një talent nga Spanja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 31, 2018 | 19:39

Ish-futbollisti i Kukësit arrin akordin me Laçin, kurbinasit presin edhe një talent nga Spanja

Mungon vetëm zyrtarizimi. Ish-mbrojtësi i Kukësit, Rustem Hoxha ka arritur akordin me skuadrën e Laçit. Lajmin e bën publik gazetari i “Supersport” në një lidhje direkt nga Korça. Mësohet se futbollisti ndodhet në Tiranë së bashku me presidentin Pashk Laska për të firmosur kontratën dhe për t’u bërë pjesë e bardhezinjve për sezonin e ardshëm.

kukesi

Po i njëjti burim konfirmon se kurbinasit janë në bisedime me 19-vjeçarin, Elvi Berisha, i cili mund të huazohet nga skuadra e Leganes. Gjithsesi ngelet për tu parë, sepse koha është e shkurtër.

Berisha2-470x313

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"