Ish-futbollisti i Flamurtarit “braktis” futbollin: Nuk kam më motiv…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 23, 2018 | 15:14

Ish-futbollisti i Flamurtarit “braktis” futbollin: Nuk kam më motiv…

Hair Zeqiri ka vendosur mos të jetë më pjesë e futbollit. Fantazisti vlonjat, edhe pse 29 vjeç, në studion e “Zona Gol” është shprehur se e ka mbyllur me futbollin e luajtur, dhe kjo jo për shkak të ndonjë dëmtimi, por për çështje motivimi.

zeqiri

“Motivi më bëri të shoh edhe njëherë pozicionin tim. Jam në moshë të re por nuk gjej motivimin që kam patur kur nisa futbollin. Duhet ta bësh me dashuri çdo gjë që bën. Reflektova dhe vendosa ta lë futbollin dhe të marr drejtime të tjera.”, ishin fjalët e Zeqirit.

zeqiri1

Megjithatë, ai do të mbetet ende në botën e futbollit. “Kam dëshirë të qëndroj në botën e futbollit, por jam i paqartë. Nuk dua të jem trajner, por ndoshta menaxher apo drejtues i ndonjë ekipi. Shpresoj të jem në këtë vorbull”, përfundoi vlonjati. Zeqiri e ka nisur karrierën te Flamurtari. Më pas mesfushori është transferuar te Rizespor në Turqi. Vlonjati  ka qenë edhe pjesë e Kukësit dhe Kamzës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"