Ish-futbollisti i Barcelonës i dërgon mesazh katalanasve, mister e ardhmja e tij

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 15, 2021 | 22:18

Ish-futbollisti i Barcelonës i dërgon mesazh katalanasve, mister e ardhmja e tij

Që nga largimi nga Sao Paulo, më 16 shtator, mbrojtësi veteran i Brazilit Dani Alvesh është pa klub.

dani alvesh

I papunë, lojtari 38-vjeçar është në Barcelonë me pushime me gruan e tij, Joana Sanz, ndërsa pret lajme për të ardhmen e tij. Menjëherë kanë filluar spekulimet nëse e ardhmja e brazilianit do të jetë sërish Spanja apo ndonjë shtet tjetër.

Alvesh ndau një fotografi në rrjetet sociale duke pirë kafe, me mbishkrimin “Mirëmëngjes”, në një bar në pjesën e sipërme të qytetit të Barcelonës dhe në komente disa tifozë i kërkuan të nënshkruante përsëri për Barçën, të cilën ai e përfaqësoi për tetë sezone, mes vitit 2008 dhe 2016

alvesh

Dani Alvesh kishte një kontratë me Sao Paolon deri në vitin 2022. Megjithatë, ai u largua nga skuadra braziliane për shkak të vonesave të pagave, pas një konflikti midis dy palëve për një borxh prej gati dy milionë eurosh.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"