Ish-futbollisti francez komenton VAR-in: Është si të bësh seks pa dëshirë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 2, 2018 | 11:36

Ish-futbollisti francez komenton VAR-in: Është si të bësh seks pa dëshirë

Ish-mbrojtësi francez, Lizarazu, i cili shkëlqeu me fanellën e Bajernit ka analizuar përdorimin e VAR-it duke u shfaqur tepër kritik ndaj teknologjisë. Kjo si rrjedhojë e golit të realizuar nga Falkao në finalet e Kupës së Ligës kundër PSG. Goli u anulua për pozicion jashtë loje pas rishikimit të pamjeve.

lizarazu

“Përdorimi i VAR-it është si të bësh seks pa dëshirë. Atëherë ku ti bëhesh gati të shënosh, të ndalojnë. Kështu u ndjeva në stadium në finalen mes PSG dhe Monakos. Tifozët e Monakos ishin shumë të entuziazmuar në momentin e golit të shënuar nga Falcao, pastaj u ndal gjithçka. Është e tmerrshme.

Bixente Lizarazu

Në rastet e dyshimta vendimet jepen gjithmonë në favor të PSG. Tifozët e kanë humbur rëndësinë, sikur nuk janë pjesë e kësaj loje. Tifozi shkon në stadium për të shijuar spektaklin dhe ne po ia mohojmë. Videot duhet t’i përdorim më mirë, të gjithë duhet ta kuptojnë vendimin. Duhet t’i bëjmë njerëzit pjesë të spektaklit”, u shpreh Lizarazu.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"