Ish-futbollistët e Skënderbeut, Bicaj dhe Vrapi: U goditëm kur s’e prisnim, duhet të mbyllej barazim

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 7, 2017 | 15:52

Ish-futbollistët e Skënderbeut, Bicaj dhe Vrapi: U goditëm kur s’e prisnim, duhet të mbyllej barazim

Dy qëndërmbrojtësat e Vllaznisë, të cilët në të kaluarën kanë veshur dhe fanellën e Skënderbeut, kanë dhënë komentin e tyre për ndeshjen e zhvilluar:

skenderbeu-vllaznia

Mbrojtësi i Vllaznisë, Endri Vrapi, i cili është shpallur tri herë kampion me Skënderbeun, theksoi pas ndeshjes se ekipi i tij meritonte barazimin.

Futbolli është i bukur, sepse i ka brenda të gjitha rezultatet. Asnjëherë nuk i dihet se si do të mbarojë një takim. Jo se kemi bërë një paraqitje të keqe, por mendoj se meritonim barazimin për vetë mënyrën se si shkoi loja. Megjithatë, ky është futbolli. Objektivi ynë mbetet Europa, kemi një ndeshje përpara në shtëpi me Luftëtarin dhe të përqendrohemi te ky takim. Duhet të mendojmë për të marrë tri pikë në shtëpi“, ka deklaruar mbrojtësi.

Vrapi

Ditmar Bicaj ka mbetur i zhgënjyer nga humbja në sekondat e fundit. Mbrojtësi i Vllaznisë, që ka luajtur për katër sezone radhazi në Korçë, për “Panorama Sport” u shpreh:

Ishte një ndeshje që i kishte të gjitha brenda. Normalisht që jam i mërzitur, por ky është futbolli. Pësuam dy gola në minutat shtesë dhe kjo ishte një goditje për ne. Nuk e administruam mirë lojën dhe e pësuam. Skënderbeu është një ekip që po nuk je i përqendruar deri në sekondën e fundit, e pëson. Megjithatë, të mërkurën kemi takimin me Luftëtarin dhe besoj se ekipi do të dijë të reagojë. Do të luftojmë deri në fund për Europën

Bicaj

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"