Ish-fituesi i Championsit: E mbaj mend herën e parë kur vrava dikë…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 16, 2018 | 13:17

Ish-fituesi i Championsit: E mbaj mend herën e parë kur vrava dikë…

Në finalen e Ligës së Kampionëve të vitit të largët 1984 spikati portiere Brus Gobelar. Ajo finale e fituar ndaj Liverpul kundër Romës, i dha atij famë.

Bruce-Grobbelaar_0

Portieri nga Zimbabve përpara se të bëhej futbollist dhe të luante plot 400 ndeshje me fanellën e kuqe të Liverpul, ka qenë pjesë e Shërbimit Kombëtar. Gobelar ka marrë pjesë në luftën civile në vitet 1964-1979 që ka coptuar vendin. Në librin e tij “ Një jetë në xhungël”,  pjesë e publikuar nga “Mail On Sunday” ai rrëfen herën e parë që ka marrë nje armë në dorë. “E mbaj mend akoma herën e parë kur kam qenë i detyruar të vras dikë. I shoh ende sytë e tij. Ndjeva zemrën që më rrihte, por duhet të tërhiqja këmzën dhe ta qëlloja. Nuk ndjeva asgjë, por u lehtësova sepse e kisha qëlluar përpara se ai ta bënte”, shkruhej në libër.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"