Ish e dashura e Dibalës: Ai më tradhtonte, tani shpresoj të kem fat si Vanda Nara

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 12, 2018 | 15:26

Ish e dashura e Dibalës: Ai më tradhtonte, tani shpresoj të kem fat si Vanda Nara

Paulo Dibala është kthyer të jetë në qendër të vëmendjes së mediave, por më shumë për jetën private sesa për lojën me Juventusin. Lojtari ka bërë një paraqitje të mirë në ndeshjen e djeshme me Milanin dhe duket se gjërat po shkojnë mirë për të.

1529001962_494100_1529002077_noticia_normal

Edhe në jetën private pas ndarjes nga Antonela Kavalieri tashmë ai duket se ka filluar një lidhje serioze me Oriana Sabatinin. Ndërsa së fundmi për mediat ka folur dhe ish e dashura e tij e cila e akuzon se ai e ka tradhtuar me femra të tjera.

“Popullariteti dhe vajzat që qëndronin në radhë për t’u lidhur me të e shkatërruan historinë tonë. Ai gjithmonë e ka mohuar që ka patur marrëdhënie seksuale me vajza të tjera, por erdhi një moment, kur nuk mund t’i besoja më. E hoqa “perden” që më kishte zënë sytë. Bëra gati valixhet dhe u largova prej tij”.

Ndërsa në lidhje me të ardhmen e saj bukuroshja është shprehur: “Ndihem shumë e lumtur këtu dhe sidomos për të qenë pjesë e këtij filmi fantastik. Sidoqoftë, jam e vendosur për të qëndruar në Itali. Do t’i luaj kartat e mia atje. Më pëlqen të punoj në TV. Italia iu ka sjellë tashmë fat bashkatdhetarëve të mia, si Belen Rodrigez dhe Vanda Nara. Ndoshta kjo ndodh edhe me mua”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"