Ish-drejtori italian i Dinamos i ofrohet FSHF-së: Kam disa ide që mund të zhvillojmë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 4, 2021 | 0:03

Ish-drejtori italian i Dinamos i ofrohet FSHF-së: Kam disa ide që mund të zhvillojmë

Drejtimi i Dinamos nga një grup italian, bëri që në klubin kryeqytetas për disa muaj thuajse të gjitha rolet kryesore të mbuloheshin nga italianë. Një prej tyre ishte edhe Enzo Pasareli, i cili ishte drejtor sportiv te blutë.

pastoreli

Një detyrë që lidhi atë me vendin tonë e tashmë është gati që të vazhdojë aventurën e tij, duke iu ofruar për bashkëpunim FSHF-së. Në një intervistë për “Sportpress24”, ai ka theksuar se ka disa ide të cilat mund të vihen në zbatim nëse zhvillohen.

“Ka shumë gjëra që mund të thuhen për Shqipërinë. Duke shkuar në Shqipëri, kam zbuluar një vend të mrekullueshëm dhe kam mbetur shumë i lidhur me të. Sa i përket futbollit, shqiptarët janë shumë tifozë dhe shumë të lidhur, Sipas meje, duhet të përmirësohen si në organizimin e klubeve, ashtu edhe në aspektin teknik, duke patur edhe trajnerë të mirë ka një hapësirë të madhe përmirësimi.

Unë jam treguar i gatshëm që të jap një kontribut edhe në Federatë. Kam disa ide që mund të zhvillohen, me gjithë respektin për stafin italian te trajnerit Reja”, tregoi ish-drejtuesi i Dinamos në këtë intervistë të tij.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"