Ish-drejtori i Vllaznisë e mbyll me kombëtaren europiane, zyrtarizohet trajneri i ri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 12, 2021 | 21:10

Ish-drejtori i Vllaznisë e mbyll me kombëtaren europiane, zyrtarizohet trajneri i ri

Ish-drejtori sportiv i Vllaznisë, Engin Firat, u emërua trajner i Moldavisë, më 29 tetor të vitit 2019.

engin firat moldavia

Megjithatë tashmë aventura e turkut në krye të kombëtares europiane është mbyllur. Ka qenë vetë federata e këtij vendi, që nëpërmjet një komunikate zyrtare, ka njoftuar se trajneri më i ri është Roberto Bordin.

Ky i fundit ka pasur disa aventura si trajner, teksa më parë ka drejtuar skuadra të njohura, si Helas Verona, Sherif Tiraspol dhe Neftçi Baku.


View this post on Instagram

A post shared by FMF (@fmfmoldova)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"