Ish-drejtori i Partizanit: Egbo pa respekt për lojën e ndershme, nëse sot ka drejtësi hyjnore duhet të fitojnë “demat”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 10, 2020 | 8:30

Ish-drejtori i Partizanit: Egbo pa respekt për lojën e ndershme, nëse sot ka drejtësi hyjnore duhet të fitojnë “demat”

 

Deklarata e trajnerit të Tiranës, Emanuel Egbo, që Partizani të luajë edhe me ndonjë lojtar të ri në formacion, nëse ka probleme për shkak të mungesave nga Covid-19, ka revoltuar ish-drejtorin e Partizanit, Dritan Dervishi!pjimage

“Jam i zhgënjyer të dëgjoj një trajner profesionist që të flasë kështu. Kjo sjellje është të mos kesh respekt as për “fair-play”-n, as për kundërshtarin dhe as për garën… Si more të luajë Partizani edhe me të rinjtë një derbi, vetëm që ky (Egbo) të fitojë?

Po a është korrekte të flasim kështu? Jam thellësisht i zhgënjyer dhe nëse ekziston drejtësia hyjnore, sot duhet të fitojë Partizani që t’i japë një leksion edhe këtij zotërisë që flet kështu”, deklaroi Dervishi për “Panorama Sport.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"