Ish-drejtori i Partizanit: Duhet dënim ekzemplar për Skënderbeun

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 20, 2018 | 23:13

Ish-drejtori i Partizanit: Duhet dënim ekzemplar për Skënderbeun

Ish-drejtori i Partizanit, Dritan Dervishi, ka reaguar nëpërmjet një deklarate, për rastin e dhunës dhe incidenteve në javën e parë të Superiores, mes tifozëve të Skënderbeut dhe Partizanit. Dervishi shprehet se ka besim te drejtësia sportive, dhe se klubi korçar meriton një dënim ekzemplar, për organizim të dobët të ndeshjes.

dritan dervishi

Java parë e kampionatit është një festë mbarë kombëtare, por dhe një herë nuk po flitet për futboll, por në javën e parë një ekip akuzon arbitrat, një tjetër akuzon për dhunë klubin tjetër… dhe anasjelltas…

Pse?

Ne Korçë ndodhi një ngjarje e rëndë, dhuna duhet dënuar dhe nuk duhet nënvlerësuar, pasi nuk i përket këtij sporti mbarë tokësor, që duhet të bashkojë, dhe jo të kthehet në ditën e gurëve..

Para organeve te drejtësisë duhet të merren masa ekzemplare për klubin Skënderbeu, pasi ata janë përgjegjësit kryesor, ata duhet të merren me organizimin e garës, dhe jo Partizani apo federata…

Por dhe këtë herë nga ai klub dëgjojmë përralla e sajesa… tifozët e Partizanit gabuan, por dhe te rrish poshtë gurëve pa reaguar është e vështirë, pasi nuk janë kafshë, klubi vendas jo të dënojë  dhunën, por merren me histori stolash…  Kjo klimë ndoshta atyre i shkon për mbare pasi duan te heqin vëmendjen nga problemi kryesor që ata kanë…FSHF të denojë dhunën dhe un kam besim gjithmonë te drejtësia sportive shpresoj që këtë herë të dënohen ata që nxiten dhunën jo ata qe ngelën viktima të saj…Dhe nuk është problemi te policia, por te organizimi i keq i skuadrës pritëse ..Dhe boll me akuza për të fshehur të vërtetën… Nëse je një klub fair play, e dënon dhunën nuk e justifikon!!!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"