Ish-drejtori i Luftëtarit me diplomë false, nuk mbarojnë hallet në Gjirokastër

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 18, 2018 | 22:49

Ish-drejtori i Luftëtarit me diplomë false, nuk mbarojnë hallet në Gjirokastër

Emisioni “Stop” në Tv Klan ka denoncuar mbrëmjen e sotme rastin e një qytetari në Gjirokastër, i cili është i punësuar në Bashkinë e qytetit, por me diplomë të falsifikuar.

Rigels Malile

Në redaksinë e “Stop” erdhi një denoncim ku thuhej se Rigels Malile ka falsifikuar diplomën e gazetarisë, të Fakultetit të Histori-Filologjisë në Tiranë.

Malile aktualisht është i punësuar në klubin e futbollit “Luftëtari” si specialist i marrëdhënieve me publikun, që është në varësi të Bashkisë së Gjirokastrës.

rigels-malile-933x445

Redaksia e emisionit “Stop” dërgoi një kërkesë me shkrim pranë Rektorit Mynyr Koni, për të konfirmuar faktin që diploma e Rigels Malile është e falsifikuar. Mirëpo, edhe pse të gjendur përballë një fakti të tillë, Rektori ktheu një përgjigje negative, me argumentimin se nxjerrja e diplomës bie në kundërshtim me ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale.

Megjithatë, “Stop” ka siguruar një shkresë të vitit 2014, kur Rigels Malile ka qenë i punësuar si gazetar pranë Televizionit Publik Gjirokastra, degë e RTSH, dhe është shkarkuar nga detyra pikërisht për faktin se ishte zbuluar që diploma e tij është fiktive.

Gazetarja e emisionit “Stop” udhëtoi drejt Gjirokastrës, dhe kërkoi informacion në zyrën e Burimeve Njerëzore pranë Bashkisë së këtij qyteti.

Anduela Çaçka, drejtoresha e Burimeve Njerëzore: “Unë kam informacion që ky shtetas është i punësuar në strukturën e Bashkisë Gjirokastër, por është i punësuar te Agjencia e Kulturës, Trashëgimisë dhe Sporteve. Kjo agjenci ka një sektor të veçantë, që quhet sektori i sporteve ose siç e quajmë tani klubi sportiv Luftëtari. Në këtë sektor mban pozicionin e specialistit të marrëdhënieve me publikun. Nuk kam dijeni për diplomën e tij, nuk mund t’ju përgjigjem për këtë”.

“Stop” shkoi më pas në agjencinë në fjalë për të kërkuar informacion për diplomën e Rigers Malile. Në këtë agjenci nuk japin shpjegime pa bërë më parë kërkesë me shkrim. Megjithatë, stafi i emisionit ka zbuluar gjithashtu se diploma false e Rigers Malile është e noterizuar, duke rënduar kështu edhe pozitën e noterit.

Drejtuesi i “Stop” Saimir Kodra ka apeluar organet kompetente që të veprojnë pasi në këtë rast kemi të bëjmë me vepër penale, atë të falsifikimit të diplomës. Në librezën e punës së Rigers Malile thuhet gjithashtu se ky qytetar e ka diplomën të falsifikuar. Edhe në vitin 2014, zv/drejtori i përgjithshëm i RTSH, Martin Leka shkarkoi nga detyra Rigers Malilen që punonte në RTGJ si gazetar, për shkak se diploma e tij ishte zbuluar false. /tvklan.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"