Ish-drejtori i bavarezëve plas “bombën”: Bajerni po përgatitet për Halandin!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 11, 2022 | 14:30

Ish-drejtori i bavarezëve plas “bombën”: Bajerni po përgatitet për Halandin!

Në Mynih janë rikthyer sërish zërat për Erling Halandin. Ishte ish-drejtori sportiv i skuadrës së Bajernit, Mikael Reshke, ai që lëshoi bombën për sulmuesin norvegjez.

HALAND 1

Në një lidhje direkte për “Bild”, Reshke tha se kampionët në fuqi janë duke kursyer para për të bërë një superblerje në merkaton e verës.

“Gjërat duken në plan të parë sikur janë të qeta, por e vërteta është ndryshe, sa herë ka heshtje vjen një goditje e madhe. Tifozët bavarez duhet të durojnë dhe pak pasi në verë në skuadër do të afrohet një lojtar i madh.

Një “mega transfer!” Sigurisht që Reshke nuk përmendi emra, por të gjithë e dinë se për kë bëhet fjalë. Është pikërisht Erling Haland i zgjedhuri i drejtuesve bavarez për të ardhmen.

Në garë për Halandin janë edhe Mançester Siti me Real Madridin. “Kur bëhet fjalë për një transferim të tillë nuk mund të mendojmë për lojtarë si Rafinja apo Virc”, vazhdoi Reshke.

“Sigurisht që rroga e tij është e madhe dhe për një klub të pasur siç është Bajerni, por po flasim për një sulmues që garanton minimumi 20 gola në sezon. Nuk mendoj që Reali do të ketë mundësi për të transferuar

Halandin dhe Mbapenë njëkohësisht, kjo është e pamundur financiarisht nga spanjollët dhe nga të gjitha klubet e tjera”.

ÇFARË THA BRAZO?

Kalimi i norvegjezit lidhet me shumë prapaskena të tjera. Një nga më të rëndësishmet është edhe ajo e Salihamixhiçit. Drejtori sportiv i Bajernit u shpreh para disa muajsh se klubi bavarez do të ishte i “verbër” nëse nuk do të tentonte blerjen e norvegjezit, i cili është nga më të mirët.

“Vetëm nëse nuk merr vesh nga futbolli ose nuk do të marrësh vesh, për të parë që Haland është nga më të mirët në Bundesligë, një lojtar që shënon gola pa fund. Sigurisht që dhe Bajerni është aty duke ndjekur atë”, shprehej Salihamixhiç.

Një deklaratë që u pëlqye nga shumë tifozë bavarezë, por mërziti edhe sulmuesin kryesor, Robert Levandovski. Ky i fundit nuk e priti mirë deklaratën e drejtorit sportiv dhe për këtë arsye është duke vonuar rinovimin e tij.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"