Ish-disenjatori i arbitrave: Kam denoncuar korrupsionin, tani vetëm t’i shaj nga nëna…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 19, 2018 | 23:38

Ish-disenjatori i arbitrave: Kam denoncuar korrupsionin, tani vetëm t’i shaj nga nëna…

Arsen Hoxha përplaset “live” me Lorenc Jeminin dhe e kritikon atë për mënyrën se si vepron kur bën moviolën te “Procesi Sportiv”. “Jemini duhet të jetë më profesionist. Terminologjia që përdor ai nuk më pëlqen. “Penalltia edhe është edhe s’është…”. Nuk flitet kështu. Penalltia ose është ose nuk është. Jemini nuk është shkëputur ende nga hija e FSHF-së”, tha Hoxha. Ndërkaq, jemini i është përgjigjur aty për aty: “Me gjithë respektin për profesorin e nderuar, por unë kam mendimin tim. Mendimi im dhe i tiji nuk janë të pakundërsjhtueshëm, por ama janë mendime perosnale dhe secili ka të drejtë t’i japë”, tha Jemini. Arsen Hoxha, ish-disenjatori i arbitrave në FSHF i tha sërish Jeminit: “Duhet të sillesh si profesionist. Kjo nuk është gjuhë profesionistësh…

jemini-1

Sharjet nga nëna…

“Arbitrat sot janë bërë arrogantë sepse nuk pyesin më as për rregullore dhe as për opinion publik. FSHF ka mëkate të mëdha për këtë situatë, sepse kemi arritur në fazën e arrogancës dhe kjo ëhstë shumë e rëndë. Flas tani sepse kam ikur në Amerikë? E dëgjoj shpesh këtë gjë, por unë i kam thënë gjithnjë gjërat hapur. E kam thënë edhe kur isha aty në televizione dhe shtypine shkruar. Kam folur për arbitra të korruptuar, për presidentë që paguajnë gjqyatërt dhe për shumë fenomene të tjera negative. Nuk kam çfarë të bëj më sepse tani vetëm t’i shaj nga nëna…”, ka thënë ndër të tjera Hoxha.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"