Ish-bomberi i Partizanit këshillon të kuqtë: Futbollistët duhet të hanë një pulë të pjekur

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 20, 2021 | 18:35

Ish-bomberi i Partizanit këshillon të kuqtë: Futbollistët duhet të hanë një pulë të pjekur

Paraqitjet e Partizanit në startin e sezonit ku ka siguruar vetëm 1 pikë në dy ndeshjet e para, ka shqetësuar tifozët e skuadrës kryeqytetase e aq më shumë figura të lidhura ngushtë me klubin e kuq. Një prej tyre është edhe ish-bomberi i kësaj skuadre Emdond Dosti, i cili shpeshherë ka dhënë këshilla të cilat mendon se klubi duhet t’i vërë në zbatim për të bërë hapa para.

dosti

Këtë herë, nëpërmjet rrjeteve sociale, ai ka dhënë idenë e tij se si Partizani mund të rritë cilësinë në përgatitjen e futbollistëve për ndeshjet. Ai mendon se kalimi në dy seanca stërvitore është i detyrueshëm në kushtet e sotme, kur edhe mundësitë financiare janë më të mëdha.

STATUSI I DOSTIT

“Çfarë e pengon Partizanin të stërvitet dy herë në ditë:

Përpara disa ditësh u bë lajm fakti që ekipi i Partizanit po kryente dy seanca stërvitore në ditë. Mendova! Shyqyr që erdhi kjo ditë!

Mirëpo nuk zgjati shumë dhe ekipi iu kthye stërvitjes një herë në ditë. Kjo nuk është e mjaftueshme. Stërvitja dy herë në ditë është e domosdoshme. Ajo rrit cilësinë. Sot këtë stërvitje e bëjnë madje edhe fëmijët.

Një futbollist ka nevojë për mbi 4 mijë kalori që të përballojë deri 4 orë stërvitje në ditë.

Një pulë e pjekur përmban afërsisht 3 mijë kalori.

Pra futbollistit i mjafton të hajë një pulë dhe ushqime të tjera që të marrë “karburantin” e mjaftueshëm për 4 orë stërvitje.

Nuk besoj se futbollisti nuk ka 5 mijë lekë  të vjetra për të blerë një pulë. Nuk është koha kur brezi im mezi siguronim ushqim. Klubi duhet me patjetër të shtojë stërvitjen!”.

edmond dosti111

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"