Ish-basketbollisti i NBA-së që mbrohet nga FBI në telashe, Erdogan ofron 500 mijë euro për kokën e tij

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 13, 2023 | 23:45

Ish-basketbollisti i NBA-së që mbrohet nga FBI në telashe, Erdogan ofron 500 mijë euro për kokën e tij

Ish-ylli i NBA-së, Enes Kanter Freedom, i cili ndryshoi emrin e tij pasi u bë shtetas amerikan në vitin 2021, është zyrtarisht një person i kërkuar.

ERDOGAN

Jo vetëm që emri i tij është në listën e terroristëve më të kërkuar të vitit 2023, por kjo është hera e parë që vendi i tij i mëparshëm ka vendosur në fakt një shpërblim të publikuar mbi kokat e njerëzve.

Qeveria turke më në krye presidentin Rexhep Taip Erdogan ofron deri në 10 milionë lira turke, ose afërsisht 500,000 dollarë, për informacione që çojnë në kapjen e ish-basketbollistit, i cili më pas do të shkojë në burg.

Kanter mori shtetësinë amerikane në nëntor 2021 dhe u transferua në Uashington, aktualisht i mbrojtur nga FBI.

Konflikti i Enes Kanter me presidentin e Turqisë, Erdogan, u intensifikua pas kritikave të lojtarit për represionet e kreut të shtetit, të cilin ai e etiketoi “Hitleri i shekullit tonë”. Basketbollistit iu hoq nënshtetësia turke në vitin 2017, si dhe u lëshoi një urdhër arresti ndërkombëtar nga autoritetet turke.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"