Ish-asistenti Barushi konteston gjykimin: Penalltia e Vllaznisë ishte e lehtë! U dënuam 2 herë, na u mohua një 11-metërsh

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 2, 2023 | 20:47

Ish-asistenti Barushi konteston gjykimin: Penalltia e Vllaznisë ishte e lehtë! U dënuam 2 herë, na u mohua një 11-metërsh

Ish-asistenti Ermal Barushi, tashmë në rolin e drejtorit të Dinamos, foli pas duelit të kryeqytetasve në “Elbasan Arena” ndaj Vllaznisë, teksa kontestoi penalltinë e dhënë për shkodranët.

ERMAL BARUSHI

Sipas Barushit edhe rasti i Zabërgjës duhej dhënë penallti, ose të paktën sulmuesi mos ndëshkohej me karton të verdhë për simulim.  

“Nuk po përpiqemi të lemë gjurmë dhe të kontestojmë. Të dyja rastet e diskutuara, njëra është penallti shumë e lehtë, tjetra nuk u dha dhe u dha simulim, duke na ndëshkuar dy herë. Penalltia e Vllaznisë ishte e lehtë. Kishte thjeshtë një fërkim të lehtë.  

Jemi në fazën e shtatë, kemi bërë 7 ndeshje. Kemi marrë 5 penallti kundër. Në syrin tim, ajo e Vllaznisë, nuk është penallti. 

Shikojeni rënien e Zabërgjes, a mund të bjerë një lojtar në atë formë? Ka prekje dhe është penallti e padhënë për Dinamon. Si mund të ketë simulim atje pa përthyerje gjunjësh. Nuk është simulim kurrsesi se ka kontakt. U dënuam 2 herë sepse lojtari doli me të kuq”, u shpreh Barushi. 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"