Ish arbitri i njohur kundër Bufonit: Jemi njësoj si ju portierët

Panorama Sport | Gazeta me e madhe sportive ne vend

Postuar: Prill 17, 2018 | 14:45

Ish arbitri i njohur kundër Bufonit: Jemi njësoj si ju portierët

“Nëse bën arbitrin, bën një punë në të cilën duhet të vendosësh në më pak se një sekondë dhe nuk mund të mendohen shumë gjëra të tjera në atë moment. Është njësoj si për portierët, ku duhet të përdorësh shpeshherë edhe instinktin për të pritur, pa u menduar dhe për arbitrat është njësoj.
busaka
Ne duhet të jemi të përqendruar te vendimet e momentit, që janë shumë, por shumë të vështira për t’u marrë”. Çështja e penalltisë në Real Madrid-Juventus duket se nuk ka ndërmend që të shuhet dhe këtë herë ka ndërhyrë edhe dizenjatori i arbitrave të FIFA-s, Masimo Busaka, i cili është kundër Bufonit. “Xhixhi tha se arbitri nuk e kuptoi momentin, por ai duhet të dijë se gjyqtari ka shumë më pak kohë sesa një doktor, për të shpë- tuar, në këtë rast një episod loje”.





www.minuta90.com