Ish-agjenti zbulon prapaskenat, si Leverkusen e refuzoi disa herë Levandosvkin

Panorama Sport | Gazeta me e madhe sportive ne vend

Postuar: Dhjetor 5, 2019 | 19:45

Bota Bundesliga FB Të fundit

Ish-agjenti zbulon prapaskenat, si Leverkusen e refuzoi disa herë Levandosvkin

Ish-agjenti i sulmuesit polak Robert Levandovskit, Maik Bartel, ka zbuluar një prapaskenë interesante që ka ndodhur disa vite më parë. Bëhet fjalë për transferimin e sulmuesit aktual të Bajernit nga Polonia në Gjermani.

levandovski

Bartel tha për mediat gjermane se Leva iu ofrua në fillim skuadrës së Leverkusenit përpara se të shkonte në Dortmund. “Ia kishim sugjeruar disa herë Leverkusenit, por për njërën arsye apo tjetrën, ata e refuzuan klientin tim.

Ndoshta janë bërë pishman, ndoshta jo, por kjo është e vërteta”, tha Bartel. Kjo deklaratë erdhi fill pasi klubi i “Aspirinave” ishte tallur me faktin që polaku nuk shënoi në fundjavë në fitoren 2-1 të Leverkusenit në “Allianz Arena.

PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com